INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E bëri zyrtare! Reperja e njohur shqiptare jo vetëm që është në një lidhje, por do të publikojë dhe këngë me të dashurin [FOTO]

E bëri zyrtare! Reperja e njohur shqiptare jo vetëm që është në një lidhje, por do të publikojë dhe këngë me të dashurin [FOTO]

Publikuar më: 19:10 06-03-2019

Reperet e reja shqiptare Rina, Tayna dhe Baby G duket se po pushtojnë tregun muzikor shqiptar.

Vazhdimisht ato komentohen për projektet e tyre më të reja e për diss-et në këngët e tyre. 

E ndërkohë që janë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes, sa i përket jetës private ato kanë qëndruar diskrete, të paktën deri tani.

Disa ditë më parë ishte Rina ajo e cila bëri disa postime romantike që na bënë të mendonim se ishte në një lidhje, e megjithatë për t'i bërë gjërat tamam zyrtare, hapin e ka marrë Baby G.

Reperja shqiptare ka vendosur të bashkëpunojë me partnerin e saj Lim Hoti

Ishte reperja që postoi në Instagram një video ku shfaqen të dy në makinë, ndërsa në sfond dëgjohet një pjesë nga kënga e tyre që pritet të publikohet së shpejti.

“Kush është gati për ‘Pretty Gangster’”, shkroi Baby G në postimin e Instagram-it.

 

Article Logic
Execution time: 0.003511905670166