INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E bënë të lidhur me disa nga vajzat e ekranit shqiptar, zbulohet bukuroshja që i ka “vjedhur” zemrën Strakoshës! [FOTO]

E bënë të lidhur me disa nga vajzat e ekranit shqiptar, zbulohet bukuroshja që i ka “vjedhur” zemrën Strakoshës! [FOTO]

Publikuar më: 14:28 02-09-2020

Gardiani i Kombëtares, Thomas Strakosha bëri publike lidhjen e tij Esther Adjoa Asiedu këtë muaj dhe duket më i dashuruar se kurrë me modelen. Portieri postoi një foto krah saj duke treguar se zemra e tij tashmë është “e kyçur”.

Në imazhin, çifti kanë dalë për darkë në një restorant dhe modelja puth në faqe Strakoshën.

“Zemra ime është e kyçur”– shkroi ai, krahas fotos duke treguar që asnjë femër tjetër nuk mund t’i afrohet. Çifti bënë publike lidhjen në rrjetet sociale në fillim të gushtit.

Ishte vetë portieri i Lacios, i cili nëpërmjet një postimi në “Instastory”, zbuloi lidhjen me modelen, teksa publikoi një foto së bashku, duke i bashkangjitur një zemër si emoji. Edhe pse ishte munduar prej kohësh ta mbante të fshehtë lidhjen e dashurisë, më në fund Thomas Strakosha vendosi të zbulojë parneren e tij mjaft seksi.

Kujtojmë që pak kohë më parë Strakosha është përfolur për lidhje me vajza të njohura të ekranit shqiptar pasi i’u komentonte vazhdimisht në Instagram, madje Kejvina reagoi asokohe duke mohuar thashethemet.

-640-0-5f4f7b2ca2f4f.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003734827041626