INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzojnë se ka krijuar CORONAVIRUSIN për të eleminuar 15% të popullsisë, reagon për herë të parë Bill Gates!

E akuzojnë se ka krijuar CORONAVIRUSIN për të eleminuar 15% të popullsisë, reagon për herë të parë Bill Gates!

Publikuar më: 18:02 25-07-2020

Miliardieri Bill Gates, ditën e enjte në një intervistë në “CNN”, ka hedhur poshtë teoritë që janë përhapur në internet se ai ka qenë një nga shkaktarët e përhapjes së COVID-19, e më tej ka thënë se rrjetet sociale janë një ndikim jo i mirë në periudhën e pandemisë.

“Është një kombinim i keq i pandemisë dhe rrjeteve sociale dhe njerëzve që kërkojnë një shpjegim shumë të thjeshtë, duan të dinë vetëm kush është i keqi në këtë mes” ka thënë themeluesi i Microsoft.

Një nga akuzat e bëra, për Gates është dhe një video, e hedhur në YouTube, në të cilën thuhet se ai dëshiron të eleminojë 15 % të popullsisë botërore, përmes një vaksine me një çip elektronik që vendoset në trup.

Gates është përgjigjur se e vetmja gjë që ka dashur të bëjë, është blerja e sa më shumë vaksinave, që do të shpëtojnë jetën e njerzve.

“Fondacioni ynë ka dhënë më shumë para për të blerë vaksina, me qëllim që të shpëtojë sa më shumë jetë se çdo grup tjetër” ka thënë Gates duke iu referuar fondacionit të bamirësisë që drejton prej vitesh .

Sipas” The Jakarta Post”, Bill Gates ka premtuar 250 milionë dollarë në përpjekje për të luftuar pandeminë, dhe fondacioni i tij ka shpenzuar miliarda dollarë për të përmirësuar kujdesin shëndetësor, në vendet në zhvillim gjatë 20 viteve të fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0033268928527832