INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzojnë se ka bërë buzët, Lei Kraja mbyll 'gojët e liga' me këtë REAGIM!

E akuzojnë se ka bërë buzët, Lei Kraja mbyll 'gojët e liga' me këtë REAGIM!

Publikuar më: 13:28 10-11-2020

Lei Kraja është ndeshur shpesh me komente të tipit: “I ke buzët e bëra” apo “Të tuat i ke buzët?”. Moderatorja ka treguar në çdo intervistë të saj se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje dhe se dëshiron që në të ardhmen të ndërhyjë vetëm tek sytë.

Megjithatë këto deklarata e Leit nuk i kanë qetësuar ndjekëist që kanë vazhduar t’i lënë një sërë komentesh për buzët. Kraja ka vendosur të sqarojë edhe njëherë se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje tek to, por i ka ftuar të gjithë të lexojnë për llojet e ndërhyrjeve dhe format e buzëve, kështu secili mund ta bëjë fare qartë ndryshimin.

Ajo ka ndarë një foto edhe nga fëmijëria e saj, duke treguar tiparet identike që gëzon edhe sot.

“U vendos njëherë e përgjithmonë. Faleminderit. Sigurisht do ju tregoj nëse bëj diçka në fytyrë”, ka shkruar Lei krah fotos ku shfaqet në moshë shumë të vogël.

Epo shpresojmë që pas kaq shumë sqarimeve dhe fotos, ndjekësit e moderatores të jenë qetësuar me spekulimet e tyre dhe ta kenë besuar jo vetëm fjalën, por dhe faktet që ajo ka ndarë.

l3.jpgl2.jpg

3F2D4EE3-F8D0-47DD-9D62-FF9865AF5FEE-227x400.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00341796875