INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dyshime të forta për vrasjen e të riut, që u pretendua që u aksidentua për vdekje në Elbasan

Dyshime të forta për vrasjen e të riut, që u pretendua që u aksidentua për vdekje në Elbasan

Publikuar më: 09:40 23-04-2019

Policia këtë mëngjes raportoi se një i ri, Sokol Veliraj, 27 vjeç ishte aksidentuar për vdekje nga një motoçikletë në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Mirëpo, rrjedha e hetimit ka ndryshuar totalisht, pasi ka dyshime se i riu është vrarë dhe është hedhur në rrugë, shkruan Newsbomb.
Sokol Veliraj, ishte nga Elbasani, por jetonte në Pogradec ndërsa së fundmi ka punuar si çoban në fshatrat e Tepelenës. Sipas grupit të hetimit nuk ka shenja gjaku në vendin ku presupozohej të kishte ndodhur aksidenti dhe as gjurmë që dëshmojnë se ka ndodhur një aksident.
Viktimës i janë gjetur dëmtime poshtë mjekrës ndërsa grupi i hetimit ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorit/ve.
Njoftimi paraprak i policisë:
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Pajovë , në anë të rrugës është gjetur i aksidentuar shtetasi S.V., 27 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Nga hetime paraprake dyshohet se personi është goditur nga një motoçiklet e cila më pas është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031709671020508