INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dyshime të forta për korrupsion dhe përgjimet, dorëhiqet ministri

Dyshime të forta për korrupsion dhe përgjimet, dorëhiqet ministri

Publikuar më: 14:41 20-06-2019

Ministri i Inovacionit dhe sipërmarrjes në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, dha dorëheqjen nga posti, lëvizje kjo që pasoi vendimin e kryetarit të PDK-se, Kadri Veseli, pjesë e së cilës është edhe Beqaj, për të liruar postet në institucionet e vendit nga të gjithë zyrtarët me aktakuza të ngritura për korrupsion.

Beqaj, që është zyrtar i lartë në Partinë Demokratike, së bashku me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Agim Çeku dhe këshilltarin e Kadri Veselit, Njazi Kryeziu, janë pjesë e një procesi gjyqësor në një rast përgjimesh, që u bë i njohur si rasti “Pronto” përshkak të përdorimit të kësaj fjale gjatë bisedave të përgjuara.

Në një konferencë për shtyp, tashmë ish-ministri tha se ka vendosur të respektojë vendimin e partisë, por i hodhi poshtë akuzat kundër tij.

Vendimi i Partisë Demokratik për të larguar zyrtarët e saj me aktakuza është mirëpritur nga shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, e cila shkroi në rrjetet sociale se pret që “ky standard të zbatohet në të gjithë spektrin politik dhe nga të gjitha partitë në Kosovë”.

Article Logic
Execution time: 0.0042240619659424