INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dyqanet nuk mbijetojnë, po falimentojnë prej goditjes nga supermarketet

Dyqanet nuk mbijetojnë, po falimentojnë prej goditjes nga supermarketet

Publikuar më: 10:40 10-12-2018

Dyqanet e vogla të lagjeve dita ditës janë në vështirësi edhe më të mëdha prej goditjeve që i kanë dhënë supermarketet. Pjesa më e madhe, duke mos konkurruar dot supermarketet që tregtojnë një gamë të gjerë produktesh, shpesh edhe me çmim më të lirë, kanë falimentuar. Numri i njësive tregtare që operojnë në sektorin e shitjeve me pakicë ishte 37.4 mijë gjatë 2017-s, rreth 2 mijë njësi më pak se një vit më parë.

Kjo problematikë është e kahershme por gjithëmonë e më e theksuar. Prej fillimit të vitit dhe deri më 30 dhjetor kanë kaluar në statusin pasiv gati 14 mijë biznese (13,927), të cilat në pjesën më të madhe janë biznese të vogla. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një rritje me rreth 65%.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033738613128662