INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dyndje drejt bregdetit/ Fluks automjetesh në Tiranë-Durrës, çfarë këshillon policia

Dyndje drejt bregdetit/ Fluks automjetesh në Tiranë-Durrës, çfarë këshillon policia

Publikuar më: 10:56 15-07-2018

Policia Rrugore e Durrësit paralajmëron fluks mjetesh në aksin Maminas-Gjiri i Lalzit dhe u bën apel drejtuesve të mjeteve të jenë të kujdesshëm.

Policia rrugore u kërkon shoferëve të mos bëjnë manovra të gabuara dhe parakalime pasi fluksi i mjeteve është shumë i lartë.

“Gjatë pasdites pritet një fluks i madh mjetesh në kthim nga Gjiri i Lalzit drejt Tiranës dhe Durrësit. U kërkojmë drejtuesve të mjeteve të nisen në orare të përshtatshmë për të shmangur fluksin.

Kërkojmë nga ato të jenë të kujdshëm në kontrollin e mjetit dhe sqarojmë se do ketë forca të shtuara policie në këtë segment rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë Rrugore.

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824