INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy vrasje brenda një kohe të shkurtër/ Hoti: Të shpallen të paligjshme lojërat e fatit

Dy vrasje brenda një kohe të shkurtër/ Hoti: Të shpallen të paligjshme lojërat e fatit

Publikuar më: 08:32 21-03-2019

Pas vrasjes së dytë në kazino, në Kosovë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, në Kosovë Avdullah Hoti, ka kërkuar që Kuvendi të shpallë të jashtëligjshme të gjitha kazinot dhe lojërat e fatit.

Një i ri u vra mbrëmë në Lipjan, në vendin e tij të punës.

"Sonte një i ri qenka vrarë në Lipjan në kazino. Ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij. Kjo është një ditë zie tjetër për Lipjanin, pas aksidentit tragjik në Duhël, dhe për gjithë Kosovën.

Kuvendi i Kosovës duhet urgjent të shpall të jashtëligjshme të gjitha kazinot dhe lojërat e fatit.

Kuvendi duhet të hedh poshtë edhe iniciativën e Qeverisë që parasheh zhvillimin e lojërave të fatit e kazinove, si mundësi për punësim e të ardhura dhe zhvillim ekonomik",- është shprehur Avdullah Hoti.

Article Logic
Execution time: 0.0037271976470947