INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy vite pas shkëputjes së shpatit, hapet ‘tuneli’ tjetër në Elbasan -Tiranë

Dy vite pas shkëputjes së shpatit, hapet ‘tuneli’ tjetër në Elbasan -Tiranë

Publikuar më: 09:58 21-04-2019

Në autostradën Tiranë-Elbasan është rikthyer qarkullimi normal i mjeteve, pasi është hapur përfundimisht “tuneli” në Mamël i cili nuk është i mbyllur, por i ndërtuar për të mos lejuar rënien e dheut.

Kjo vepër infrastrukturore ka eliminuar përfundimisht jo vetëm rrezikun për përdoruesit e kësaj rruge, por edhe pasojat e krijuara pas rrëshqitjes së shpatit të malit në segmentit Elbasan- Krrabë duke plotësuar kështu kolazhin e të gjitha punimeve, përfshirë edhe atë të veprave të artit për gjatë kësaj rruge.

Puna për eliminimin e rrëshqitjes nisi në Shtator 2018 pas miratimit të projektit teknik nga ARRSH, ndërsa rrëshqitjet ndodhën në fillim të Dhjetorit 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543