INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy turiste të huaja adoleshente janë zhdukur, dyshimet e para të çojnë në alpet shqiptare [FOTO E VAJZAVE]

Dy turiste të huaja adoleshente janë zhdukur, dyshimet e para të çojnë në alpet shqiptare [FOTO E VAJZAVE]

Publikuar më: 10:53 19-08-2019

Dy të huaja adoleshente, një gjermane dhe një polake kanë humbur në mes të Alpeve Shqiptare. Lajmin e ka publikuar Drejtori për Parqet Kombëtare në Mal të Zi Admir Lalic. Ai bën apel që kush ka informacion të njoftojë autoritetet.

Lalic, shkruan në FB: “E gjitha që dimë është se ato janë futur në Mal të Zi përmes Shqipërisë në vendkalimin Vermosh me makinën e tyre në 13 gusht.
Më 14 gusht ato kanë qenë në kontakt me familjet e tyre dhe që prej asaj kohe janë zhdukur. Makinën e tyre e gjetëm në një parking në komunën e Plavës”, ka shkruar Lalic në Facebook.
Ai kërkon ndihmë që ky informacion të shpërndahet me shpresën që dy vajzat të jenë dikur mes malave në Kosovë, Shqipëri apo Mal të Zi.
"Ju lutemi kontaktoni autoritetet lokal të policisë nëse dini ndonjë gjë rreth tyre", mbyll njoftimin Lalic.

fbbb.png

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773