INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy shqiptarë arratisen nga paraburgimi në Athinë

Dy shqiptarë arratisen nga paraburgimi në Athinë

Publikuar më: 11:20 04-01-2018

Dy shqiptarë të dënuar dhe një gjeorgjian janë arratisur nga qelia e paraburgimit në Athinë.

Mediat shkruajnë se njëri nga shqiptarët akuzohet për vrasje, ndërsa shqiptari dhe gjeorgjiani tjetër akuzohen për trafik droge.

Sipas të përditshmeve ata kanë prerë hekurat e dritares së qelisë dhe kanë zbritur nga dritarja duke përdorë çarçafë.

Gjeorgjiani është kapur ndërsa dy shqiptarët kanë mundur të largohen me shpejtësi.

Ditën e djeshme ata ishin njohur me dënimet për vepra penale që lidhen me drogën dhe ndodheshin ne qeli, në pritje të transferimit në burg.

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492