INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dy qiellgërvishtës përfshihen nga flakët në Emiratet e Bashkuara Arabe

Publikuar më: 11:47 29-03-2016

Të paktën dy qiellgërvishtës janë përfshirë nga zjarri me përmasa të mëdha në Emiratet e Bashkuara Arabe, ngjarja e tretë e ngjashme në më pak se një vit.

Zjarri nisi fillimisht në një prej kullave të banimit në Ajman, në veri të Dubait, para se të përhapej në një bllok ngjitur.

Autoritetet vendase bënë të ditur se banorët janë larguar me shpejtësi jashtë ndërtesave dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka pasur lëndime serioze, megjithëse disa u trajtuan me probleme në frymëmarrje dhe me plagë të lehta.

Zjarri nisi në orët e vona të së hënës duke përfshirë një kompleks pallatesh me rreth 3 mijë apartamente. Shkaqet e rëndjes së zjarrit janë ende të paqarta.

Në videot e publikuara në internet duken flakët që kanë përfshirë pjesën në njërën nga kullat, ndërsa shumë mbeturina shkëputen nga ndërtesa duke përfunduar në tokë.

Në fund të dhjetorit, një qiellgërvishtës prej 63-katesh u përfshi nga zjarri në qendër të Dubait. Zjarrfikësit punuan më shumë se 20 orë për të shuar zjarrin, ndërsa 16 persona mbetën të lënduar.

Article Logic
Execution time: 0.0034968852996826