INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy fëmijët e Fildes Hafizit dëshmojnë në gjyq, refuzuan praninë e babait

Dy fëmijët e Fildes Hafizit dëshmojnë në gjyq, refuzuan praninë e babait

Publikuar më: 16:41 04-10-2018

Dy fëmijët e gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi kanë dëshmuar në gjykatë. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura dhe pa praninë e të atit të tyre, Fadil Kasemi. Gjykata pranoi kërkesën e fëmijëve që ky i fundit të mos ishte në sallën e gyqit. Krimi i rëndë u shënua me 31 gusht 2017 pranë shtëpisë ku banonte Fildesi, dy fëmijët dhe prindërit e saj të moshuar.
Procesi gjyqësor u zhvillua në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe Kasemi përballet me akuzën "vrasje", "armëmbajtje pa leje" dhe "rrëmbim dhe mbajtje peng personi". Fildese Hafizi u qëllua për vdekje në automjetin e saj me dy plumba nga ish bashkeshorti Fadil Kasemi me të cilin kishte më shumë se dy vjet që ishte divorcuar. Sipas akuzës i pandehuri e kishte kercënuar gjyqtaren edhe më herët publikisht me armë, në prani edhe të fëmijëve të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211