INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy civilizime në Europë, paralajmërimi kryeministrit hungarez

Dy civilizime në Europë, paralajmërimi kryeministrit hungarez

Publikuar më: 17:57 10-01-2019

Shtohen zërat përçarës në Europë. Kryeministri hungarez Viktor Orban paralajmëron se çështja e emigracionit do të përçajë Europës ndërsa priten të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.

Në një konferencë para mediave ai u shpreh  se do të jenë dy civilizime në Europë, e para një miks musliman- të krishterë në Perëndim, dhe të krishterët tradicionalë në Europën Qendrore. 

"Çështja më e rëndësishme politike për ne është zgjedhja e PE (Parlamentit Europian), 52% e hungarezëve mendojnë se sfida më e madhe në BE është emigracioni, vetëm ne mund të vendosim me të cilin duam të jetojmë në të ardhmen", tha Orban .

 

Kreu i një partie nacionaliste Orban është një nga politikanët i cili është shprehur fuqishëm kundër emigrantëve duke iu bashkuar ideologjisë së kryeministrit Italian Salvini madje duke e konsideruar këtë të fundit një hero.

Article Logic
Execution time: 0.0061309337615967