Luana Vjollca është një nga moderatoret më të preferuara për publikun sghqiptar dhe sidomos si këngëtare anë e mbanë botës.
Duke e ditur mirë influencën e saj, moderatorja dhe këngëtarja përpiqet gjithmonë që të postojë gjëra sa më interesante në profilin e saj.
Moderatorja është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan vazhdimisht me fansat foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo private.
Ajo ndodhet në Dhërmi së bashku me familjen e saj, mamanë Maria, motrën e madhe Lira, Marinën dhe mbesën Jori.
Këngëtarja ka postuar disa foto nga këto pushime e foto më e veçantë është ajo ku shfaqet e përkëdhelur pranë të ëmës e cila e puth në ballë.
\"E bekuar.. Nga Familja ime dhe natyra e mrekullueshme e Shqiperise! Faleminderiit Zot\"- shkruan Luana.
Nuk ka lënë pa komentuar as motra e saj Marina e cila i ka shkruar:
“Sa njeri te mire e keni ate te dyten ne foto, me fat qe e keni”- ka shkruar Marina duke komplimentuar mamanë e saj.
![Duke shijuar pushimet në Dhërmi, Luana Vjollca fotografohet mes puthjeve dhe përkëdheljeve por nuk është Krenari [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/e82c81ebc34af55da30d6aca7a4ce731_L.jpg)