INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Duhet të jesh +18 për të shikuar klipin e ri të Kanye West [VIDEO]

Duhet të jesh +18 për të shikuar klipin e ri të Kanye West [VIDEO]

Publikuar më: 20:28 07-09-2016

Në fjalimin e tij në MTV Video Music Awards, Kanye west bëri premierën e klipit më të ri “Fade” dhe të gjithë filluan të flisnin për të, ashtu si për “Famous”. Fillimisht kjo këngë u shfaq ekskluzivisht vetëm në Tidal, por tashmë mund ta shikojmë edhe në Youtube. “Fade” është një hit i albumit “Life of Pablo” të Kanye dhe siç është shprehur regjisori Eli Linetz, është frymëzuar nga videot porno të viteve ’70.  Edhe pse West nuk shfaqet as për një sekondë, ky klip ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Personazhi kryesor në këtë videoklip është Teyana Taylor, këngëtare dhe aktore amerikane, e cila duket shumë seksi në këtë video, dhe na bën me turp me performancën e saj. Në disa skena këngëtarja shfaqet pranë bashkëshortit të saj, basketbollistit Iman Shumpert, si dhe vajzës. 

Article Logic
Execution time: 0.0023651123046875