INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Duhen veprime konkrete kundër ‘peshqve’ të krimit”, Lu bën thirrje që gangsterët të futen në burg

“Duhen veprime konkrete kundër ‘peshqve’ të krimit”, Lu bën thirrje që gangsterët të futen në burg

Publikuar më: 10:21 07-10-2017

Ambasadori amerikan ka lënë një shënim në një koment të analistit Skënder Minxhozi për çështjet e kriminalitetit ku shkruan se, “të gjithë nxitojnë ta shohin këtë betejë si kundër PS-së apo PD-së

Ambasadori amerikan Donald Lu i është rikthyer edhe njëherë çështjes së luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

Ne amerikanët, shkruan Donald Lu, duam veprime vendimtare kundër peshqve të mëdhenj të krimit. Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen dhe të fillojnë punën drejt një synimi të përbashkët: këta gangster të futen në burg”, thotë ambasadori dhe fjalia e fundit është qartazi një mesazh për politikën. Lu thotë, “Mjaft u zutë dhe futjuni punës”, shkruan top channel.

Pak dite më parë, ambasadori amerikan foli me emra konkretë dhe tha se në Shqipëri ka katër klane dhe 20 familje mafioze dhe se asnjë nga peshqit e mëdhenj të krimit nuk janë arrestuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037841796875