INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Duhen vende pune dhe jo fjalë’, kryeministri Rama i kthehet kështu komentuesit [FOTO]

‘Duhen vende pune dhe jo fjalë’, kryeministri Rama i kthehet kështu komentuesit [FOTO]

Publikuar më: 19:44 29-10-2017

Ashtu si çdo fundjavë edhe këtë të diel, kryeministri Rama ka dalë Live në profilin e tij në Facebook për “Komunikimin Javor”. Rama ka folur mbi nisjen e vettingut, rezultatet që sipas tij priten së shpejti në drejtësi; mbi disa rezultate në planin ekonomik; mbi opozitën që në gjykimin e tij thjesht do pushtetin dhe asgjë më tepër pasi është krejt pa vision; si dhe për dëshirën që pakti me Bashën të avanconte më tej. Por sigurisht që komentet në videon e tj janë të shumta, disa pozitive e disa të tjera negative, ku qyetetarët tregojnë hallet, mirëpo disave prej tyre, kryeministri nuk heziton t’u kthejë përgjigje. Në pamundësi për tu shkruaj të gjithëve, Rama ka komentuar që nëse duan të marrin një përgjigje, duhet të futen te portali “shqiperiaqeduam.al” sepse s’ka mundësi të lexoj as një të 100-ën e komenteve. Një komentues i shkroi kryeministrit se qytetarët duan punë dhe jo llafe, por e menjëhershme ishte përgjigja e Ramës.
“Punen e gjen kushdo e kerkon dhe qe nuk i ben naze”, komentoi ai.

FSHIJ.png

Article Logic
Execution time: 0.003943920135498