INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa surprizon! Do të jetë pjesë e filmit të James Bond

Dua Lipa surprizon! Do të jetë pjesë e filmit të James Bond

Publikuar më: 19:55 03-04-2019

Lajmet se Dua Lipa do të jetë pjesë e filmit të James Bond tashmë kanë kaluar nivelin e thashethemeve.

Këngëtarja shqiptare raportohet nga “Express” se do të regjistrojë kolonën zanore të filmit. Videoklipi do të filmohet në Matera të italisë, ku do të zhvillohet edhe finalja e “Bond 25”.

Xhirimet nuk kanë nisur ende, por disa detaje janë bërë të ditura nga produksioni:

“Videoklipi i kolonës zanore do të regjistrohet mes fundit të muajit gusht dhe fillimit të shtatorit, mes dy vendndodhjeve Sassi di Matera dhe Marina di Pisticci”, thuhej në deklaratën për mediat.

Sipas disa burimeve, Lipa ka thënë në lidhje më këtë çështje se:

“Do të doja ta bëja, por nuk kam nisur të regjistroj këngën… deri më tani”.

Kolonat zanore të këtij filmi ndër vite janë krijuar nga disa prej artistëve më të mëdhenj britanikë si Adele, Jack White dhe Chris Cornell.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156