Emri i Dua Lipës është gjithmonë aty kur bëhet fjalë për sukseset në muzikë.
Artistja shqiptare me fame ndërkombëtare është një nga tre artistë më të dëgjuar në botë në radio.
Ai që kryeson listën është Ed Sheeran, i cili numëron 4.3 milionë dëgjime në vit në të gjithë botën e pasuar nga Dua Lipa me 4.2 milionë.
Vendi i tretë i takon The Weeknd me tre milionë dëgjime, me Queen që ka zënë vendin e katërt me 2.9 milionë dhe Maroon 5 në vendin e pestë me 2.5 milionë.
Justin Bieber në anën tjetër dominon tregun me më shumë ndjekës në Spotify, aktualisht 13.5 milionë.
Pavarësisht shifrave të ndjekësve, Olivia Rodrigo e ka mposhtur atë si artistja më e dëgjuar me 5.1 miliardë dëgjime.