INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa merr dy nominime për GRAMMY, tregon emocionet: E nisa duke qarë dhe me shampanjë, krenare dhe për KOSOVËN

Dua Lipa merr dy nominime për GRAMMY, tregon emocionet: E nisa duke qarë dhe me shampanjë, krenare dhe për KOSOVËN

Publikuar më: 22:30 08-12-2018

E fillova me shampanjë që në mëngjes, tregon Dua Lipa për Billboard për planet e saj të festës.

Kishte qenë në një takim mëngjesin e 7 dhjetorit kur telefoni filloi të bjerë. “kur njerëzit filluan në Facetime, dija se dicka kishte ndodhur” thotë këngëtarja.

Ajo gjëja doli se ishte ajo që Dua Lipa e quan “kulmin më të ndezur të vitit”. Dy nominime për Grammy, një për artisten e re më të mirë dhe një tjetër për best dance me “Electricity”, një bashkëpunim me Diplo dhe Mark Ronson.

“Duhet ta lija takimin se fillova të qaj” thotë ajo. “nuk mund ta menaxhoja. Po qaja gjithë mëngjesin. Jam shumë e emocionuar dhe mirënjohëse. Është e vështirë ta them me fjalë”.

Talenti i saj është i njohur përgjatë botës gjatë viteve, dhe ajo e konsideron nderin më të lartë që është nominuar. “Eshtë nominimi më i madh që mund të marrësh” thotë ajo. “kam parë shumë artistë gjatë jetës që janë nominuar, është kaq shumë emocionuese për mua. Dhe duke qenë se jam nga Kosova dhe shoh sesa shumë ka rëndësi kjo edhe për njerëzit e mi, është çmenduri. Do të thotë shumë për mua. Ndjej se prezantoj veten time por gjithashtu edhe UK dhe Kosovën. Eshtë një moment krenarie”.

Lipa- që ishte present në ceremoninë e Grave në Muzikë të Billboard natën e mbrëmshme – tha se nominimi I saj e bën ekstraspeciale duke ndjekur mungesën e grave fituese në Grammys 2018 që inspiroi edhe hashtagun #GrammySoMale.

“E kisha ndjerë që industria ka qenë e dominuar prej burrave për një kohë të gjatë” thotë ajo. “Të zgjohesh dhe të jesh e nominuar në kategorinë e Artistëve të rinj, ku cdo artist përjashto dy (Luke Combs dhe Greta Van Fleet) është një grua, është një ndjenjë e bukur. Jam e lumtur për të gjitha vajzat, sepse e ndjej se duhet të punojmë më shumë dhe kjo nuk është për të marrë meritat përtej artistëve meshkuj. E kuptoj sesa kërkuese mund të jetë kjo punë. Jam shumë mirënjohëse që jam nominuar krahpërkrah me shumë gra të talentuara që admiroj dhe disa prej të cilave janë miket e mia”.

Lipa gjeti pak kohë për të filluar festimet në këtë mëngjes. “E fillova me shampanjë në mëngjes” thotë këngëtarja duke qeshur. “Eshtë më shumë për të ndjerë përjetimin që kisha sesa për të celebruar. Gjithcka dua të bëj është puna ime në mënyrën më të mirë të mundshshme. Jam mirënjohëse për këtë mundësi, dhe dua të siguroj që edhe njerëzit ta ndjejnë kështu sepse kanë bërë zgjedhjen e duhur me nominimin tim në këto kategori”.

maxresdefault.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034348964691162