INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa 'irritohet' keq me fansat! Pas akuzave të tyre për photoshop, këngëtarja i ''plas'' provat në rrjete sociale

Dua Lipa 'irritohet' keq me fansat! Pas akuzave të tyre për photoshop, këngëtarja i ''plas'' provat në rrjete sociale

Publikuar më: 21:05 11-06-2019

Dua Lipa është padyshim një nga këngëtaret që po korr më së shumti sukses në arenën ndërkombëtare.

Përveç vokalit të mahnitshëm dhe fitimit të shumë çmimeve ndërkombëtare, ku mund të përmendim dy Grammy, këngëtarja ka edhe një bukuri të admirueshme.

Bukuria e saj duket deri diku perfekte dhe në kohën e ndërhyrjeve plastike, fansat dhe ndjekësit kanë filluar të hedhin baltë edhe mbi Duan.

Madje kanë filluar të dyshojnë dhe të akuzojnë këngëtaren se ajo ka bërë modifikime me photoshop edhe në fotot e fëmijërisë së saj.

Si duket ky thashetheme apo dyshim e ka mërzitur Duan, e cila i ka “plasur” në fytyrën e tyre provat, të cilat duhet të themi se janë të pakundërshtueshme:

“Për njerëzit që thonë se un kam përdorur photoshop në fotot e mia ku jam e vogël, që t’i fryj buzët e mia janë çmendur! Nuk mund ta besoj se duhet të mbroj veten me argumenta për këtë”.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038180351257324