INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa flet për revistën presigjoze: 'Gjithçka është e mundur, shpresoj të jem frymëzim për fëmijët e Kosovës ...'

Dua Lipa flet për revistën presigjoze: 'Gjithçka është e mundur, shpresoj të jem frymëzim për fëmijët e Kosovës ...'

Publikuar më: 22:32 10-04-2020

Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa, ka prezantuar albumin e saj të ri “Future Nostalgia” i cili është i dyti në karrierën e saj. Albumi është në krye të listës muzikore në Britaninë e Madhe.

Së fundi, në një intervistë për revistën NME, Dua ka folur për karrierën e saj, ndërsa nuk ka harruar të përmendë edhe Kosovën.

23-vjeçarja ndër tjera deklaroi se shpreson që të jetë një frymëzim për fëmijët e Kosovës, se ëndrrat realizohen pavarësisht se nga cili vend vjen.

“Shpresoj të frymëzoj edhe fëmijët në Kosovë, që të dinë se mund të bëjnë gjithçka që ata mendojnë, gjithçka është e mundur, pa marrë parasysh se nga jeni”.

Sunny Hill Foundation, të cilën ajo e ka formuar me familjen e saj në Prishtinë në vitin 2016, synon të ndihmojë të rinjtë kosovarë për të përmirësuar cilësinë e jetës, fokusuar në zgjerimin e mundësive të vendit në art dhe kulturë.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436