INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa fiton çmimin e rëndësishëm përpara syve të Rita Orës dhe ajo mund ''të plasë'' nga inati! [FOTO]

Dua Lipa fiton çmimin e rëndësishëm përpara syve të Rita Orës dhe ajo mund ''të plasë'' nga inati! [FOTO]

Publikuar më: 20:48 09-09-2018

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është pa diskutim një prej emrave më të pëlqyer të momentit në tregun ndërkombëtar dhe e themi me plot gojën se po përjeton periudhën e saj më të mirë.

E së fundmi Dua ka rrëmbyer një tjetër çmim. Revista e njohur britanike “GQ” i ka dhënë këngëtares çmimin “Artistja më e mirë solo”. Dua është ndjerë shumë e lumtur dhe mirënjohëse për çmimin e dhënë duke falenderuar dhe bashkëpuntorët e saj. “Faleminderit të gjithëve që po i përgjigjeni muzikës dhe albumit tim. Jam shumë falënderuese për secilin vend që ky album po më dërgon, gjithandej nëpër botë dhe jam shumë mirënjohëse që jam sonte këtu” – u shpreh këngëtarja gjatë marrjes së trofeut në eventin ku mori pjesë edhe Rita Ora.

Gjithashtu lajmin e gëzuar ajo e ndau dhe më ndjekësit e saj në instagram duke postuar disa foto gjatë mbrëmjes në fjalë me mbishkrimin “Artisti më i mirë solo i vitit! Jam kaq mirënjohëse që mund të bëj atë që dua dhe të mund të festoj në mënyra si kjo e sotmja.” Çmimin këngëtares i’a dha Diplo, me të cilin ajo ka bashkëpunuar në këngën e fundit “Electricity”.

kua.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498