INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Droga nga shqiptarët, arreston

Droga nga shqiptarët, arreston "shefat" e tifozëve të Milanit dhe Interit [VIDEO]

Publikuar më: 17:41 04-06-2018
Policia italiane në Milano ka lëshuar urdhër-arrest për 22 persona nën akuzën e trafikut të drogës.
Mes të arrestuarve është edhe 37 vjeçari Luca Lucci, kreu i tifozëve ultras të Milanit, Massimo Marinelli, përgjegjësi i sigurisë të Interit në stadium.
 Sipas hetimeve, Lucci merrte drogën nga shqiptarët në selinë lokale të "Al Clan" në Sesto San Giovanni në Sacco dhe Vanzeti dhe më pas e rishpërndante në qytet. Ai ka pasur disa precedentë në fushën sportive dhe u dënua për sulm gjatë derbit Milan-Inter më 15 shkurt 2009 në stadiumin " Guiseppe Meazza".
 
Operacioni filloi në mars të vitit 2016 pas arrestimit të Davide Palizës. Agjentët e gjetën atë me një kg marihuanë dhe disa telefona celularë në dispozicion. Nga këto telefona kanë rindërtuar rrjetin e tij, në krye të së cilës ishte, sipas hetimit, Luca Boscherino, 33-vjeç, me precedentë të veçantë. Lucci ishte një unazë ndërmjetëse e një grupi trafikantësh shqiptarë që sollën drogën në Milano nga Spanja.Nuk ka qenë e lehtë për hetuesit për të çmontuar bandat, për shkak të rrjetit të madh. 
 

Article Logic
Execution time: 0.0014810562133789