INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dritan Ylli mes Bill Klinton dhe Ilir Metës

Dritan Ylli mes Bill Klinton dhe Ilir Metës

Publikuar më: 16:46 15-11-2016

Atë jemi mësuar ta shohim ndërsa inspekton fabrika e punishte për sigurinë dhe kushtet e punës së punonjësve. Por në këtë intervistë do njihni një Dritan Ylli, mes politikës, familjes dhe punës.
Në një intervistë të dhënë për të përditshmen “Mapo” Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Dritan Ylli ka rrëfyer për figurën politike ndërkombëtare që e frymëzon. Bëhet fjalë për një ish-president amerikan. “Bill Klinton pa asnjë dyshim. Për karizmën e tij, për thjeshtësinë, popullaritetin dhe vendimmarrjen e guximshme. Eshtë ndoshta lideri më i spikatur që e bëri politikën më njerëzore dhe politikanin më njeri. Ishte ai që mori vendime të mëdha në shërbim të paqes dhe progresit në mbarë botën, por njëkohësisht ishte presidenti që dinte ti binte shumë mirë dhe të bëhej shumë argëtues me saksofonin e tij. E zgjedh edhe për atë që bëri për Kosovën, si president i SHBA, duke i ofruar shqiptarëve përfundimisht një shekull të ri dhe një erë të re dhe të mbarë në drejtimin e së ardhmes”-shprehet Ylli. Ndërsa nga politikanët shqiptarë padyshim që frymëzim për kreun e ISHP-së është kryetari i partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”, Ilir Meta, forcë politike ku Ylli është angazhuar qysh në krijimin e saj. “Ilir Metën për vendosmërinë e tij, për zgjuarsinë që të marrë vendimet e duhura në momentin e duhur, për aftësinë unike që të dallojë prioritetet, veçanërisht ato që i duhen drejtimit dhe zhvillimit të vendit, dhe për energjinë e pashtershme që mbart duke mos u lodhur kurrë”- thotë Ylli. Më tej ai flet për angazhimin e tij në politik. Dalja e LSI-së në skenën politikë u pa si një mundësi nga drejtori i Inspektoriatit të Punës. “Ardhja e LSI-së në skenën politike, krijoi një mundësi që shqiptarët të mos kenë nevojë që të zgjedhin, medoemos njërën prej dy partive të vjetra”.
Në aspektin familjar, kujtimet më të veçanta për Dritan Yllin janë ato të vitit 2008 kur krijoi familje dhe u bë baba për herë të pare si edhe kujtimet për nënën e tij të ndarë nga jeta 13 vite më parë.
Dritan Ylli i beson gjithçka familjes së tij. Ai ka një vend ku do donte të kthehej gjithmonë, dhe bëhet fjalë për vendlindjen e tij Shkodrën. Aty ai ka kaluar fëmijërinë dhe adoleshencën, por trishtohet nga fakti se megjithë ato resurse që ka Shkodra mbetet ndër qytetet me nivelin më të ulët të jetesës në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0035371780395508