INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dibranët dorëlëshuar apo të pasur? Ata shpenzojnë më shumë[VIDEO]

Publikuar më: 10:09 04-01-2019

Familjet shqiptare më shumë para shpenzojnë për banesa, energji elektrike dhe ujë. Ndërsa për ushqime harxhojnë dhe më shumë.
Po sipas të dhënave të Anketës së Buxhetit të Familjeve, pesha e grupit për pagim faturash uji, dritash apo dhe këste në banka për shtëpitë në totalin e shpenzimeve të familjeve është 10.6%. Krahasuar me një vit më parë këto shpenzime janë rritur me 7%. Po varfëria bën që në krahasim me Bashkimin Europian, shpenzimet për këtë grup janë rreth 2 herë më të ulëta.
Në vendin tonë Dibra mban me peshën më të lartë, të shpenzimeve, e kjo ka dy arsye ose janë më të pasurit në Shqipëri ose nuk kursejnë. Ndërsa banorët e Beratit shpenzojnë më pak.
Dibranët thyejnë rekordin pasi shpenzojnë 13.1% të totalit të lekëve që disponojnë.
Kurse banorët e kryeqytetit harxhojnë 11.8% të totalit, më pas vijnë Shkodra dhe Vlora me përkatësisht 11.6% të totalit, Korça dhe Kukësi me 11.6 dhe 11.5%, dhe Lezha me 10.7% të shpenzimeve për banesë, energji dhe ujë. Qarqet me shpenzimet më të ulëta janë Durrësi me 10%, Gjirokastra me 9.9%, Fieri me 9.3%, Elbasani me 9.2% dhe i fundit Berati me 8%.
Mesatarja e shpenzimeve për familjet në Bashkimin Europian është 24.2% e totalit.

Article Logic
Execution time: 0.0024738311767578