INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drew Barrymore VS Kate Middleton  Kujt i rri më mirë?

Drew Barrymore VS Kate Middleton Kujt i rri më mirë?

Publikuar më: 16:59 15-04-2016

Kjo është një përballje fashion-i mes Mbretërisë së Holliwood-it dhe Mbretërisë së Bashkuar.  

Aktorja Drew Barrymore, ka veshur një fustan identik si ai i Kate Middleton gjatë dhënies së disa titujve në një mbrëmje gala bamirësie në NYC. Në të njëjtën ditë dhe mijëra milje larg, Drew Barrymore dhe Kate Middleton janë shfaqur të veshura ekzaktësisht njësoj me fustanin e stiluar nga i njëjti stilist.

Dukesha e Kembrixhit, ra në sy me veshjen e saj Tony Burch prej 1.500 dollarësh  gjatë një darke me Mbretin dhe Mbretëreshën e Butanit gjatë turit mbretëror në Mbretërinë e Himalajve me Princin William.  Ndërkohë, edhe ylli i Hoplliwood-it, Drew Barrymore ka veshur një fustan shumëngjyrësh gjatë një feste bamirësie mbledhjesh të fondeve në Neë York  mbrëmjen e së enjtes. Fustani mahnitës ishte i përbërë nga lule të qëndisura mbi një material të tejdukshëm. Ndërkohë që Kate e ka kombinuar veshjen me një shall të kuq hedhur krahëve dhe i ka shtuar gjatësi vetes me një palë sandale të zeza, Drew ka zgjedhur një palë sandale platformë.  

Nëna e dy fëmijëve, e cila ishte e ftuara e nderit atë mbrëmje, i kishte lënë flokët e saj të gjatë të lirshëm ndërsa shkëlqente me fustanin shumëngjyrësh dhe buzët e kuqe.

Article Logic
Execution time: 0.0020699501037598