INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejt Anglisë, shqiptarët ilegalë prishin të mbjellat

Drejt Anglisë, shqiptarët ilegalë prishin të mbjellat

Publikuar më: 15:03 22-10-2018

Shumë shqiptarë synojnë të shkojnë në Angli duke shfrytëzuar rrugë alternative përmes Francës dhe Holandës. Autoritetet holandeze kanë ngritur alarmin pasi shumë të rinj me shpresë për t’u larguar me kamionë drejt Anglisë dhe Holandës e kanë kthyer si “bujtinë” në pritje të një mundësie për të kaluar në të zezë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Shtigjet e shqiptarëve drejt Anglisë kanë qenë të shumta, ndërsa kjo është shoqëruar edhe me valë arrestimesh dhe dëbimesh për qëndrim të paligjshëm. Zona më e frekuentuar nga të rinjtë shqiptarë është ajo e Moerdijk. Pasi mbërrijnë në këtë zonë, emigrantët fshihen në fushat e mbjella me misër, madje për nevojat e tyre ekzistenciale, ata kanë prishur edhe të mbjellat duke i përdorur ato për ndërtimin e kasolleve ku të fusin kokën. Kjo situatë ka vënë në lëvizje strukturat holandeze, të cilat kanë kërkuar një kontroll të rreptë për të gjithë emigrant që synojnë Anglinë përmes Holandës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039358139038086