INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drake thyen rekordin e The Beatles në “Billboard Hot 100”

Drake thyen rekordin e The Beatles në “Billboard Hot 100”

Publikuar më: 13:29 23-10-2018

Grupi legjendar The Beatles që nga viti 1964 e deri tani mbahet si grupi me më shumë këngë që kanë qenë pjesë e 10-shes më të mirë të charte-ve të ndryshme muzikore. Ata kanë patur 11 hite në ‘Top 10’ brenda vitit 1964 në klasifikimin amerikan dhe atë britanik.

Por reperi i famshëm Drake e ka thyer këtë rekord me 12 hite në “Billboard Hot 100” si edhe në chart-in britanik. Albumi i tij i fundit “Scorpion” ka patur prurje të cilat janë shndërruar në hite të menjëhershme sidomos përgjatë verës që lamë pas. Ai shënon 12 projekte muzikore që kanë qëndruar në ‘Top 10’ të klasifikimeve të 2018-ës.

Ky rekord përfshin hite si “God’s Plan”, “Nice For What”, “In My Feelings” të cilat kanë mbajtur kreun e klasifikimeve për të paktën 29 javë. Gjithashtu në ‘top 10’ kanë qëndruar; “Nonstop”, “I’m Upset”, “Diplomatic Immunity”, “Emotionless” dhe “Don’t Matter To Me”.

Beatles-.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416