INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DRAKE sapo i habiti të gjithë me deklaratën për djalin që ka me PORNOSTAREN e njohur, shihni çfarë ka thënë! [FOTO]

DRAKE sapo i habiti të gjithë me deklaratën për djalin që ka me PORNOSTAREN e njohur, shihni çfarë ka thënë! [FOTO]

Publikuar më: 18:17 14-10-2018

Ardhja në jetë e djalit të Drake ishte diçka jo e thjeshtë për reperin. Ai e pati shumë të vështirë ta pranonte se e ëma e djalit ka qenë një aktore filmash porno. Debati me reperin Pusha T nxori në dritë faktin që Drake ishte bërë baba. Ky i fundit e pranoi me anë të një kënge, në tekstin e së cilës shpalosej një rrëfim i ndjerë. Djali i tij, Adonis,erdhi në jetë më 24 tetor të vitit të shkuar në Francë. Edhe këngëtari ka lindurnë të njëjtën ditë.

Tanimë Drake flet hapur për marrëdhënien me nënën e djalit, Sophie Brussaux dhe për dashurinë që ka për të birin. Në një intervistë për ‘’HBO Series”,, ai është shprehur: “[i biri] ka sy blu dhe jam shumë i emocionuar që jam një baba i mirë”.

“Jam shumë i emocionuar për vogëlushin, pasi dua të jem një baba i mirë. Jam në baba beqar që po përpiqem të komunikoj me një grua, me të cilën kemi kaluar disa gjëra. Unë dua që në të ardhmen t’i tregoj djalit tim se çfarë ndodhi. Dua që ai ta dojë nënën e tij dhe nuk dua që bota të jetë e zemëruar me nënën e tim biri. Pavarësisht se çfarë ndodhi, unë e dua shumë nënën e tim biri dhe dua që kjo energji, të mos ndryshojë kurrë” – tha reperi.

daht.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034489631652832