INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drake publikon albumin e ri shumë shpejt

Drake publikon albumin e ri shumë shpejt

Publikuar më: 14:28 11-04-2016

Për të gjithë ju fansat e reperit  Drake ka një lajm të mirë.

Albumi i shumëpritur i reperit të famshëm po vjen. Ka qenë vetë  autori i hitit “Hotline Bling”që ka informuar fansat për daljen e albumit gjatë një bisede bërë në emisionin “ OVO Sound Radio” si dhe nga një postim i një traileri të albumit në faqen e tij në Twitter. Drake ka zbuluar se albumi i tij i katërt në radhë do të lançohet në fund të muajit, saktësisht me 29 prill. “Views from the 6”, do jetë rezlutat i një pune të gjatë të tij dhe sipas parashikimeve të bëra, suksesi i tij është i garantuar.

Sipas Apple, ky album do të jetë ekskluzivisht në dispozicion në Apple Music dhe iTunes që nga dita e publikimit të tij. Muajin e kaluar të këtij viti, Drizzy lançoi këngën “Summer Sixteen”, që është edhe kënga e parë e albumit “Views from the 6”. Thyerësi i zemrave, javën e kaluar ka publikuar gjithashtu këngët “Pop Style” dhe“One Dance”, në bashkëpunim me Wizkid dhe Kyla, për të ndaluar fansat nga shkarkimi ilegal i versioneve të pa përfunduara. Të dyja këto këngë mendohet të jenë pjesë e këtij albumi të ri.

Article Logic
Execution time: 0.002061128616333