INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drake përsëri me “deklaratë” dashurie, bën të njëjtin tatuazh si Rihanna [FOTO]

Drake përsëri me “deklaratë” dashurie, bën të njëjtin tatuazh si Rihanna [FOTO]

Publikuar më: 17:28 04-09-2016

Një javë e bukur për Rihanna dhe Drake!

Filloi gjithçka në MTV Video Music Awards, ku reperi u ngjit në skenë për t’i dhënë çmimin Video Vanguard RiRit dhe para gjithë publikut i tha se ka qenë i dashuruar me të për vite me rradhë. Përqafime në New York, disa takime me artistë tatuazhesh, puthje e skena të nxehta në Miami. Dhe tani, një javë pasi Drake shfrytëzoi rastin për t’i treguar qartë ndjenjat e tij, ata po na vërtetojnë se janë të dashuruar marrëzisht pas njëri-tjetrit.

Reperi 29 vjeçar i ka shtuar edhe një tatuazh trupit të tij, këtë herë më të veçantë, pasi është i njëjtë me atë që Rihanna bëri javën e kaluar në kyçin e këmbës, një peshkaqen.

Drizzy u shfaq me këtë tatuazh në koncertin e së shtunës në New Orleans, dhe në qoftë se kjo nuk është një “deklaratë” dashurie, atëhere nuk e dimë se çfarë është . 

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379