INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drake nuk përmbahet. Deklaron në skenë dashurinë e tij për Rihanna [VIDEO]

Drake nuk përmbahet. Deklaron në skenë dashurinë e tij për Rihanna [VIDEO]

Publikuar më: 21:15 08-08-2016

Dashuria e Drake për Rihanna nuk është më një sekret tashmë. Drizzy nuk mund ta fshehë se sa shumë e do këngëtaren nga Barbados. Reperi 29 vjeçar u shfaq i papërmbajtur në lidhje me ndjenjat e tij ndaj RiRi-t gjatë koncertit të tij në Madison Square Garden.

“Nëse ju në New York City keni dashuri për Rihanna, bëni zhurmë! Pasi ju e dini se unë e dashuroj Rihanna-n”

Është e qartë se këngëtari e “Hotline Bling” nuk e ka vështirë ti tregojë botës se çfarë ndjen rreth këngëtares 28 vjeçare, për më tepër nuk është hera e parë që i dëgjojmë këto fjalë nga Drake.

Ata shpesh herë i kanë ngacmuar fansat në lidhje me marrëdhëminen e tyre, pasi jo rrallë herë janë shfaqur me njëri-tjetrin në disa performanca, madje kanë festuar deri në orët e vona në disa raste. Ndërkohë një burim i afërt i çiftit është shprehur për hollywoodlife.com se Drake ka përgatitur një darkë romantike për Rihanna-n.

Shpresa që çifti të kthehen përsëri bashkë duket sikur po realizohet, pasi është e vështirë për të mohuar dashurinë mes tyre! Është e dukshme se Drake nuk do të heqë dorë nga “dashuria” e tij për Rihanna.

Article Logic
Execution time: 0.0038769245147705