INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drake mund të dojë Hailey Baldwin, por ajo do rivalin e tij!

Drake mund të dojë Hailey Baldwin, por ajo do rivalin e tij!

Publikuar më: 12:37 02-06-2016

A janë Drake dhe Hailey Baldwin çifti i ri më hot i momentit? Hmm jo tamam!

E themi këtë pasi E! News ka mësuar nga burime të sigurta se modelja 19-vjeçare është e dashuruar me Justin Bieber. Zërat se mund të kishte një shkëndijë dashurie mes Drake dhe Baldwin nisën pasi çifti u panë duke darkuar bashkë në dy restorante të famshme siç janë Ysabel dhe The Nice Guy, brenda pak ditësh. Por ja që gjithcka ka qenë në kuadrin e miqësisë, dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe një burim pranë E! News. Madje sipas këtij të fundit Hailey, e cila ndonëse ndihet e tradhëtuar nga flirtet e herëpashershme të Justin Bieber me femra të ndryshme, vazhdon të jetë ende marrëzisht e dashuruar pas këngëtarit. Sorry Drake! 

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559