INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drake darkon me një femër misterioze në Amsterdam. Po Jennifer Lopez?! [FOTO]

Drake darkon me një femër misterioze në Amsterdam. Po Jennifer Lopez?! [FOTO]

Publikuar më: 20:37 24-01-2017

Drake është përfolur për një lidhje me Jennifer Lopez që nga dhjetori, por ai ka shijuar shoqërinë e një zeshkaneje të bukur ndërkohë që po darkonte në një restorant japonez në Amsterdam.

Këngëtari i “Hotline Bling” dukej në humor shumë të mirë teksa bisedonte me femrën misterioze dhe shijonte ushqimin e tij. Ai është fotografuar duke chat-uar dhe duke folur në telefon gjatë mbrëmjes, ndoshta me JLo, por më pas shumë shpejt e ktheu vëmendjen përsëri te vajza që e shoqëronte.  Duke buzëqeshur, ai duket se ia ka kaluar shumë mirë këtë mbremje, pasi shoqëria e vajzës brune e ka argëtuar atë. Për më tepër, edhe ajo dukej në humor të mirë, pasi ajo në disa momente kapi krahun e tij gjatë darkës.

Të jetë një mikeshë e Drake? Apo një tjetër femër në listën e gjatë të të dashurave?  

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717