INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dosja “Vol-vo 4”, çfarë u vendos për dy ish-deputetët dhe 32 të arrestuarit

Dosja “Vol-vo 4”, çfarë u vendos për dy ish-deputetët dhe 32 të arrestuarit

Publikuar më: 18:50 24-10-2018

Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg dy-ish-deputetët socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

8 nga 34 të arrestuarit e operacionit VOL-VO 4, janë liruar, konkretisht Mimoza Ndoka dhe Marjeta Përskura janë lënë në masën detyrim paraqitjeje, ndërsa 6 të tjerë janë lenë në masën arrest shtëpie.

Të arrestuarit e tjerë janë lënë në burg.

Edhe ndaj dy ish-deputetëve Arben Ndokaj dhe Arben Cuko u la masa e sigurisë “arrest me burg”

Të gjithë të arrestuarit nuk kanë pranuar asnjë nga akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Të 34 persona u arrestuan gjatë mega-operacionit “Vol-vo 4”, që u zhvillua gjatë fundjavës në 12 qarqe të vendit.

Emrat e dy ish deputetëve kanë dalë nga përgjimet e Prokurorisë prej vitit 2016 ndaj grupit të vëllezërve Avdyli që trafikonte drogë nga Shijaku.

Nga përgjimet rezulton se ish-Drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, ka marrë një makinë luksoze si ryshfet për transferimin e një të dënuari si vrasës me pagesë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Ndërkohë ish-deputeti, Arben Ndoka, ka qenë në dijeni të trafikut të drogës nga nipat e tij dhe është implikuar në tjetërsimin e pronave tek “Rana e hedhun” në Lezhë.

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443