Ajo është lakuar gjithnjë për linjat, aq sa shumë vip-a e kanë trajneren e tyre të preferuar për të ardhur në formë.
Por si duket, jo të gjithë i shohin si elegante dhe femërore format e saj. Të paktën kështu e mendon një nga ndjekësit në Instagram. " S'ka lezet gruaja të jetë kaq e egër, gruan e ka bërë Zoti për të qenë e brishtë", ka shkruar ai poshtë njërës prej fotove të fundit të postuara prej saj. Komenti nuk ka kaluar pa vëmendje nga trajneria e fitnessit e cila i është përgjigjur me ironi: "Mundësisht të bëjë edhe gjithë punët e ju të dridhni zinxhirin e ç'të kini", duke treguar se ashtu siç shkruan edhe në t-shirtin që mban veshur, rregullat në botën e saj, i bën ajo vetë./intv.al/
 
							 
							 
							 
							 
					![Dorina Mema poston këtë foto, komentuesi e ofendon. Ja si i përgjigjet ajo…  [FOTO] Dorina Mema poston këtë foto, komentuesi e ofendon. Ja si i përgjigjet ajo…  [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/f0fa22fb07736ea27d2e41d3c42ba8c5_L.jpg?t=-62169988760) 
											
 
  
  
  
 







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





