INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dorëzohet bileta e parë finaliste, Real-Bayern formacionet e mundshme

Dorëzohet bileta e parë finaliste, Real-Bayern formacionet e mundshme

Publikuar më: 14:46 01-05-2018

Mbrëmjen e sotme përcaktohet dhe finalistja e parë për ligën e kampionëve.

Real Madriti pret në Bernabeu në ndeshjen e dytë gjysmë finale Bayern Munich.

Një ndeshje e rëndësishme që shumë media e kanë konsideruar si një finale të parakohshme, ka zgjuar dhe interesat e basteve të cilat duke marrë shkas dhe nga rezultati 1-2 në përballjen e parë, favorizojnë Madrilenët.

E nëse kjo ndodh atëherë Real Madriti do shënoj finalen e katër të Ligës së Kampionëve brenda 5 viteve të fundit.

Megjithatë trajneri i bavarezëve është optimist për përballjen e sotme, sipas tij madrilenët janë skuadër e thyeshme edhe në shtëpi dhe këtë Juventusi e tregoi më së miri.

Pak orë para ndeshjes që do gozhdoj para televizori shumë tifozë të futbollit, zbulohen dhe formacionet për secilën skuadër.

Zinedine Zidane ka vendosur të përdor formacionin 4-3-3 ndërsa Jupp Heynckes do përdor formacionin 4-1-4-1.

Ndeshja midis Bavarzeve dhe madrilenëve shënojnë dhe numrin më të lartë të përballjeve mes këtyre skuadrave në europë.

Real Madridi dhe Bayern Munich janë takuar në 25 ndeshje zyrtare evropiane, me një bilanc prej 12 fitore të spanjollëve, 2 barazime dhe 11 fitore gjermane.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025730133056641