INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dorëhiqet ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias arsyeja...

Dorëhiqet ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias arsyeja...

Publikuar më: 14:26 17-10-2018

Ndërsa në Maqedoni prej tre ditësh vijon séanca për ndryshimet kushtetuese sa i përket emrit të vendit, në Greqi ka nisur përçarja politike.
Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Vendimi i tij vjen vetëm një ditë pas debateve të ashpra me ministrin e Mbrojtjes Panos Kammenons dhe shkak është pikërisht Marrëveshja e Prespës.

Mediat greke shkruajnë se Kotzias mbeti i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti nga sulmet e Kammenos, i cili është pjesë e koalicionit qeverisës.

Të përditshmet citojnë se gjatë mbledhjes së kabinetit Ministri Mbrojtjes Kammenos akuzoi Kotzias se ka keqmenaxhuar të ardhurat e Ministrisë së Jashtme.

Dhe sipas burimeve të mediave greke akuza të tilla kanë ofenduar ministrin.

 Dorëheqja e tij është pranuar nga kryeministri Tsipras i cili do të mbajë postin e Ministrit të Jashtëm derisa të mbyllet marrëveshja me Maqedoninë.

Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445