INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dorëhiqet kreu i Interpolit. Vendimi vjen pas zhdukjes së papritur për disa ditë

Dorëhiqet kreu i Interpolit. Vendimi vjen pas zhdukjes së papritur për disa ditë

Publikuar më: 09:33 08-10-2018

Interpol ka njoftuar se presidenti Meng Hongwei, i cili ishte zhdukur në fund të muajit shtator ka dhënë dorëheqje ndërsa presidenti i ri do të zgjidhet në Asamblenë e Përgjithshme që do të mbahet më 18-21 nëntor. Posti i lënë bosh do të mbahet përkohësisht nga zv.presidenti i komitetit ekzekutiv, koreano-jugori Kim Jing Yang. Lajmi vjen pak orë pas njoftimit nga Kina se Meng është arrestuar në vendin e tij dhe se ndodhet nën hetim si i dyshuar për “shkelje të ligjit”. Para se të zgjidhej president i Interpolit Meng kishte marrë detyra të rëndësishme në Partinë Komuniste të Kinës. Gruaja e presidentit të Interpolit, Meng Hongwei zbuloi se pak para se burri i saj të zhdukej, i kishte dërguar një fotografi me një thikë, të cilën ajo e interpretonte si një shenjë paralajmëruese. Meng u zhduk që nga 29 shtatori, kur ai nisi një fluturim të drejtpërdrejtë në Pekin. Sipas shtypit kinez, ai është arrestuar sapo zbriti në aeroport për t’u marrë në pyetje nga autoritetet kineze. Dje, Interpol i kërkoi Pekinit “përgjigje zyrtare” për fatin e presidentit dhe Franca hapi një hetim. “Rasti i tij ka të bëjë me bashkësinë ndërkombëtare,” tha gruaja e tij. Ndërsa në një deklaratë të lëshuar nga Komisioni për Diciplinë dhe Auditim i Qendrës së Partisë Komuniste të Kinës thuhet se Meng, i cili është edhe zëvendës ministër i Sigurisë Publike të Kinës është marrë nën hetime për shkak të dyshimeve për shkelje të ligjeve. Meng në muajin nëntor të vitit 2016 ishte zgjedhur president i Interpolit.

Article Logic
Execution time: 0.0034570693969727