INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dorëhiqet këshilltari i Trump për Sigurinë Kombëtare

Dorëhiqet këshilltari i Trump për Sigurinë Kombëtare

Publikuar më: 12:22 14-02-2017

Këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, gjenerali në pension Michael Flynn, është shkarkuar. Flynn është përfshirë nga kritika pas zbulimit të një bisede me ambasadorit rus në SHBA të mbajtur pas betimit të administratës Trump, ku kishte folur për sanksione ndaj Moskës. Në vend të Flynn, mendohet të caktohet David Petraeus.

Në pritje për të marrë një vendim përfundimtar, presidenti Trump ka emëruar Joseph Keith Kellogg, Jr., këshilltarin e tij të sigurisë. Sipas shtypit amerikan Petraeus, do ta takojë Trumpin në Shtëpinë e Bardhë në orët e ardhshme.

Flyn thotë se ndihet i nderuar që i ka shërbyer vendit dhe që ka qenë pjesë e administratës së Trump, i cili në vetëm 3 javë e ka orientuar politikën e jashtëme amerikane, në mënyrë themelore drejt rivendosjes së pozitës udhëheqëse të Amerikës në botë.

Michael Flynn e mbyll letrën e tij të dorëheqjes duke theksuar se presidenti Trump dhe administrata e tij do të hyjnë në histori si një nga presidencat më të mëdha të SHBA-së dhe do t’ia dalë ta bëjë Amerikën të madhe sërish.

Article Logic
Execution time: 0.003277063369751