INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të zbuloni shenjën e cila ju tregon se lidhja juaj është në rrugën e duhur? Hidhni një sy

Doni të zbuloni shenjën e cila ju tregon se lidhja juaj është në rrugën e duhur? Hidhni një sy

Publikuar më: 14:08 22-09-2017

Ndonjëherë na duket sikur lidhja jonë po shkon drejt fundit por mos u mërzisni, pasi të keni lexuar këtë artikull do e kuptoni më saktësisht se çfarë po ndodh me ju.

 

Çdokush nga ne kërkon që lidhja e tij të jetë perfekte, por duke parë se shumë gjëra mund të mos i kemi të përbashkëta kjo gjë na konfuzon dhe na bën të dyshojmë tek ajo çka shohim te partneri ose partnerja juaj.

Gjërat të tipit, të të besojë për çdo gjë ose të shprehet lirshëm me ty, të ketë besim tek ty, të ndajë çdo gjë me ty, të flasë fjalë të pista vetëm me ty. Tregon më së miri se çdo gjë është në rrugën e duhur.

Gjëja që të jep një marrëdhënie të shëndoshë mbi të gjitha qëndron tek besimi reciprok që kanë të dy partnerët tek njëri-tjetri.

Është e rëndësishme nëse dikush ju beson mjaftueshëm sa për t’jua kushtuar tërë kohën juve dhe të hapet me ju. Nëse jeni duke dashur të jeni me një person për një kohë të gjatë, është e rëndësishme që edhe ju të veproni në të njëjtën mënyrë  dhe ta respektoni lidhjen që  keni.

Në çdo lidhje, besimi është gjëja më e rëndësishme. Nëse ndiheni komod dhe keni besim se partneri/a nuk do të bëjë gjëra të cilat do  ju lëndojnë dhe nuk do t’ju tradhtojë, atëherë padyshim që lidhja do të zgjasë.

Përveç besimit, edhe mbështetja e njëri-tjetrit dhe dashuria fizike janë të rëndësishme në një lidhje.

Article Logic
Execution time: 0.0034568309783936