INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të studioni jashtë? Njihuni me universitetet më cilësore të botës

Doni të studioni jashtë? Njihuni me universitetet më cilësore të botës

Publikuar më: 12:03 27-09-2018

Nëse keni mbaruar gjimnazin dhe doni të vazhdoni studimet universitare jashtë vendit, "Times" ka publikuar renditjen botërore për 100 universitetet më të mira.

Universitetet britanike si "Oxford" dhe "Cambridge" mbeten në vendin e parë.

“Stanford” ruan pozicionin e tij si institucioni amerikan më i mirë, dhe renditet në vendin e tretë, bashkë me Institutin e Teknologjisë së Massachusettsit, MIT, që ndodhet në vendin e katërt, apo Institutin kalifornian të Teknologjisë, në vendin e pestë.

Për sa i përket Europës, Gjermania kryeson me 8 institucione në 100-shen e parë përfshirë “LMU” në Mynih, ndërsa Franca ka vetëm dy institucione, “PSL” të Parisit dhe Universitetin e Sorbonës. Holanda, në anën tjetër ka 7 universitete në 100-shen e parë më të mirë.

Universitetet kineze po kryesojnë në renditjen globale të Azisë, ndërsa institucionet lindore të arsimit të lartë po ngushtojnë hendekun me homologët perëndimorë, por në anën tjetër India mbetet prapa.

Universiteti “Tsinghua” i Pekinit ka lënë pas Universitetin Kombëtar të Singaporit, që deri më tani ka qenë institucioni kryesor në kontinent, duke u renditur i 22-ti, pas një ngjitjeje prej 8 vendesh.

Ajo që ka qenë risi këtë vit ishte Universiteti i Bagdadit në Irak, që për të parën herë është përfshirë në klasifikim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038869380950928