INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të ruani kujtimet në një album, ju ndihmon Google FOTO

Doni të ruani kujtimet në një album, ju ndihmon Google FOTO

Publikuar më: 15:48 05-09-2018

Pushimet mbaruan, por ju keni mundësinë që momentet më të bukura t’i keni gjithmonë me vete.

Në epokën e teknologjisë shkrepen kaq shumë foto dhe pjesa më e madhe e tyre harrohen apo nuk shihen kurrë më.

Dhe një ndër arsyet është edhe sepse përzgjedhja e tyre kërkon me të vërtetë kohë.

Por tashmë të transferosh fotot do të jetë shumë herë edhe më e thjeshtë dhe kjo falë opsionit Google Foto i cili ju jep mundësinë të përdorni korniza dhe të krijoni një album të vërtetë që do t’ju sjellë pranë kujtimet më të bukura.

Fotot mund të arkivohen lehtësisht në të gjitha pajisjet teknologjike por dhe në adresat e ndryshme që ju keni.

Me opsionin Google Foto albumet krijohen lehtësisht edhe nga smartfoni dhe nuk është e nevojshme të shkarkoni asnjë program shtesë.

Tashmë falë teknologjisë së rë të Google, fotot organizohen në bazë të vendit ku janë shkrepur ose tregojnë subjektin që përfaqësojnë.

Në momentin që seleksionohen imazhet që duhen futur në album , Google Foto përzgjedh fotot më të mira duke siguruar edhe grafikën më modern.

Është kaq e thjesht dhe ne duhet vetëm të bëjmë modifikimet e fundit dhe të shijojmë kujtimet sikundër të kemi një album fotosh në duar.

Article Logic
Execution time: 0.0040380954742432