INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të keni marrëdhënie të gjatë, ja disa sekrete që duhet t’i mbani të fshehta

Doni të keni marrëdhënie të gjatë, ja disa sekrete që duhet t’i mbani të fshehta

Publikuar më: 16:41 22-05-2019

Të kesh marrëdhënie të mira me partnerin është e domosdoshme për një lidhje të shëndetshme dhe të gjatë. Kjo arrihet sigurisht me një komunikim të kujdesshëm dhe patjetër duke mbajtur dhe disa sekrete. Ekspertja e lidhjeve Andrea Syrtash, tregon pesë gjërat të cilat jo domosdoshmërish duhet t’i ndani me partnerin para se gjërat të fillojnë të bëhen serioze.

Sa partnerë keni pasur

Kur është fjala për seksin, Syrtash thotë se duhet ta dini se asnjëri prej jush nuk keni sëmundje të transmetueshme seksualisht. Përveç kësaj, ekspertja e lidhjeve sugjeron që nuk është e nevojshme t’ia tregoni numrin e partnerëve seksualë që i keni pasur.

Ndjenjat për ish-parnerin

Është më mirë mos e dini nëse partneri ende ka ndonjë ndjenjë të caktuar për ish- të dashurën. Kjo vlen edhe për ndjenjat tuaja për ish- partnerin!

Çfarë nuk ju pëlqen rreth partnerit

Të bashkëjetoni me dikë është hap i madh, dhe duhet ta keni parasysh se nuk jeni kopje e njëri-tjetrit. Prandaj, është normale se partneri bën diçka që juve iu irriton, por jo gjithsesi duhet t’ia thoni këtë.Syrtash thotë se asnjëherë nuk duhet ta luani lojën: “Çfarë nuk të pëlqen tek unë”!

Shprehitë ditore të shpenzimit të parave

Ekspertja thekson se është e rëndësishme që partneri ta dijë për borxhet që i keni, duke përfshirë shumën totale të borxheve që i keni dhe si jeni duke i kthyer ato. Gënjeshtrat rreth çështjeve financiare, thotë ekspertja, mund ta shkatërrojnë lidhjen. Ndaj, tregoni vëmendje në këtë pikë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0042469501495361