INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të dini kush është DASHURIA e jetës tuaj? HOROSKOPI ju ndihmon, e zbuloni tani!

Doni të dini kush është DASHURIA e jetës tuaj? HOROSKOPI ju ndihmon, e zbuloni tani!

Publikuar më: 19:24 02-04-2019

Dashi

Në qoftë se partneri juaj është në shenjën e Dashit ai është i vendosur dhe dëshiron të jetë i pari në çdo gjë. Ai krijon skenare, të përditshme si mundësi për të fituar gjithmonë. Kur ai ju dëshiron pranë jush, kjo do të thotë se ai ju njeh dhe se të dy jeni më të fortë së bashku. Bëhuni gati, ju të dy mund ta pushtoni botën!
Demi

Mashkulli në shenjën e demit është shumë besnik. Por kjo nuk do të thotë që ai është I gatshëm të ketë pranë këdo. Ai e ndjen kush është personi I duhur për të dhe me pas nuk ndryshon më asgjë, mundohet ta mbaje pranë me çdo kusht.

Binjakët
Nuk është një sekret që meshkujt në shenjën e binjakëve janë shumë të vështirë për tu dashuruar. Do kuptoni në qoftë se është I duhuri apo jo vetëm kur të jeni të gatshme ta ndihmoni të kalojë të gjitha pasigurt.

Gaforrja
Janë shumë të ndjeshëm, kështu në qoftë se ndjen diçka për ju do e kuptoni menjëherë. Do të jetë i duhuri për ju në qoftë se dhe ndjenjat tuaja janë po aq të forta sa dhe ato që ai tregon.

Luani
Është një lider I lindur por gjithashtu ka një zemër të mirë. Ai është I vetëdijshëm se çfarë mund të arrij dhe nuk kënaqet me asgjë tjetër. Në qoftë se personi që jeni dashuruar është në shenjën e luanit atëherë duhet ta trajtoni si mbret sepse të njëjtën trajtim do të bëjë dhe ai ndaj jush. Në këtë mënyrë do kuptoni në qoftë se është i duhuri për ju apo jo.

Virgjëresha
Janë meshkujt që analizojnë çdo gjë përpara se të tregojnë ndjenjat e tyre. Do ta kuptoni që ka interes ndaj jush sepse do shikoni që kalojnë shumë kohë duke menduar për lidhjen dhe vazhdimësinë e saj

Peshorja
Për një mashkull në shenjën e peshores çdo gjë rrotullohet rreth balancës. Duan të mbajnë qetësinë në çdo marrëdhënie dhe nuk do ta zgjasin atë në qoftë se ky faktor nuk është I pranishëm. Në qoftë se e mendoni si gjysmën tjetër të zemrës duhet të mësoni të mbani ekuilibrat midis lidhjes dhe pjesës tjetër të jetës.

Akrepi
Në qoftë se nuk besoni në dashurinë me shikim të parë atëherë bëni mirë mos të jeni lidhur më një akrep! Në qoftë se Një mashkull në këtë shenjë ju pëlqen me të vërtetë atëherë do ta kuptoni menjëherë, në qoftë se kjo marrëdhënie do të funksionoj apo jo dhe nuk do ta shmangni dot.

Shigjetari
meshkujt shigjetarë mund të jenë dhe një bekim dhe një mallkim, sidomos kur ju bëjnë premtime të mëdha të cilat nuk mund t’i mbajnë. Do të kuptoni në qoftë se është I duhuri kur të shihni qe planet e mëdha janë dhe realiste.

Bricjapi
Mashkulli i bricjapit është shumë I orientuar drejt familjes. Do ta shihni si mashkullin e jetës suaj kur të kuptoni që kur jeni me të ndjeni një paqe të menjëhershme.

Ujori
Është një mendimtar I madh, mendon çdo gjë deri në detaj. Si ta kuptoni që është ideali për ju? Kur t'ju thotë të gjitha këto idetë dhe mendimet që ka.

Peshqit
Është një shenjë shumë shpirtërore, që jeton në botën e tij larg nga të gjithë. Do të jetë ideali për ju kur të ndjeni një lidhje shumë të fortë jo vetëm shpirtërore!

Article Logic
Execution time: 0.0029351711273193