INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni buzë më të plota? 4 mënyra natyrale për t’a arritur këtë

Doni buzë më të plota? 4 mënyra natyrale për t’a arritur këtë

Publikuar më: 14:31 01-06-2018

Scrub

Të fërkoni buzët tuaja për të larguar qelizat e vdekura jo vetëm që do t’i bëjë ato më të buta dhe të hidratuara, por do të ndihmojë edhe në qarkullimin e gjakut në buzët tuaja duke sjellë fryrjen e shumë kërkuar. Përpiquni të bëni scrub me sheqer dhe vaj ulliri, fërkoni buzët me të çdo mëngjes përpara se të vendosni tualetin. Mund gjithashtu të bëni scrub të lehtë me furçën tuaj të dhëmbëve mbasi t’i lani dhëmbët.

Vijëzoni buzët

Gjeni një laps me ngjyrë neutrale, sa më të afërt me ngjyrën tuaj. Duke i vijëzuar buzët vetëm pak fare jashtë vijës së tyre natyrale do të japi iluzionin se janë më të mëdha. Pastaj vendosni buzëkuqin tuaj te preferuar dhe jeni gati. Për t’i bërë të duken akoma më të fryra, vendosni laps më të errët në pjesën qëndrore të buzës së poshtme dhe highlight në harkun e sipërm.

Shkëlqyes dhe kanellë

Mbasi të vendosni laps dhe buzëkuq, vendosni shkëlqyes në mes të buzëve tuaja. Mos përdorni ngjyra të errëta pasi ato i bëjnë buzët të duket më të vogla. Qëndroni te ngjyrat nude, rozë te lehtë dhe pjeshkë. Ju sugjerojmë të përdorni kanellë në shkëlqyesin tuaj për të vënë gjakun në qarkullim dhe për të fryrë buzët.

Stërvitje

Si të gjithë muskujt në trupin tuaj, buzët duhet të jenë të tonifikuara në mënyrë që të rriten e forcohen. Ju sugjerojmë të fërshëlleni 3-4 minuta në ditë, pasi në këtë mënyrë vini në punë të gjithë gojën dhe muskujt rreth saj. Ky ushtrim i tregon rezultatet mbas një muaj ose edhe më përpara – varet sa të dedikuar jeni.

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439