Bora dhe Donaldi festonin 3 vjetorin e lidhjes së tyre të dashurisë e me këtë rast Donaldi nga shtëpia e "Big Brother" vendosi që brenda një kutie ëmbëlsirash të fuste varësen e tij dhe ta hidhte përtej murit. Ai shpresoi se ditën e nesërme Bora do ta gjente këtë pako gjatë ardhjes së saj në ambjentet e institucionit.
Pas këmbënguljes së fansave në komente, Bora më në fund ka treguar se e ka marrë varësen.
Moderatorja ka postuar një foto ku shfaqet me varësen në qafë teksa shijon ëmbëlsirat dhe shkruan: "Fundjavë të ëmbël".
E pas këtij momenti romantik, Bora Zemani ka rikujtuar sërish puthjen emocionuese me Donaldin në Big Brother.
Puthja mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ishte një nga momentet më të komentuara dhe të pëlqyera në Big Brother Vip. Të gjithë u emocionuan nga ndjenjat dhe dashuria mes Donaldit dhe Borës, e cila u reflektua më së miri me anë të një puthje, të cilën e prisnin të gjithë. Ky moment është kujtuar edhe një herë gjatë mbrëmjes së kaluar, në Përputhen Prime, ku këngëtari Naim Abazi ka krahasuar momentin e tyre me një film.
Ndërkohë është shprehur: “Më i lënë në një qosh puthen menjëherë”. Moderatorja më pas ka treguar për ndjesitë e atij momenti duke thënë se në ato momente kanë menduar se ishin vetëm.
“Mendonim se ishim vetëm atje prandaj”, ka thënë Bora.









10 Dec 2025 





